Cila është mënyra më e mirë për të hekurosur rrobat në hotel?

Sugjerime të dobishme për të kursyer në procesin e hekurosjes së rrobave në hotel.

Shumë hotele i besojnë strukturave të jashtme për të larë, tharë dhe hekurosur mbulesat e tavolinave apo carcafët e dhomave. Duke vepruar kështu, rrisin kostot e mirëmbajtjes dhe shtojnë kohën që duhet për një procedurë të thjeshtë, shtohen transporte komplekse e mundësia që aksidentalisht të humbasë edhe ndonjë pjesë e produktit.

Duke i dhene hotelit një zonë të dedikuar për lavanderinë, cilido hotel mund të arrijë të kursejë bindshëm dhe të ulë dhe kohën e dedikuar për hekurosjen e rrobave. Për të plotësuar këtë zonë duhen: lavatrice profesionale me kapacitet larës të madh, të mesëm ose të vogël, tharëse dhe mangan profesional.

pwm507

Avantazhet e përdorimit në ambientin tuaj janë të ndryshme:
– Rroba të pastra dhe të përgatitura më shpejt
– Rroba më të buta dhe plot aromë
– Më pak probleme me pëlhurat
– Mundësi e personalizimit të rrobave
– Kosto më të ulta për trajtimin e rrobave

Tharëset ju mundësojnë një tharje të shpejtë të rrobave me një sistem që ju lejon të kontrolloni lagështirën në fund të procesit duke reduktuar kështu rrudhat dhe duke e lënë copën të lagësht në pikën e duhur për hekurosje. Kjo sjell një ulje të rëndësishme të kohës së hekurosjes duke sjelle edhe një kursim ekonomik dhe energjik.

Për të hekurosur edhe më shpejtë rrobat në hotel është e nevojshme pajisja e lavanderisë me një ose më shumë manganë industrialë. Mangani është një paisje profesionale që lejon hekurosje shumë të shpejtë dhe perfekte për rrobat si carcafë apo mbulesa, peshqirë e shumë të tjera, me dimensione të mëdha apo të vogla, tipike për hotelet. Një mangan mund të trajtoje sasi të ndryshme rrobash në një orë; për shembull, një mangan me dimenson mesatar mund të hekurosë deri ne 60 rroba për orë.

Nga industria e hoteleve në atë gastronomike, për të gjithë sektoret horeka Miele Professional propozon paisje profesionale me cilësi shumë të lartë dhe teknologji avantgardë, konsum energjik të ulët dhe performancë të lartë.

Zbuloni të gjitha lavatricet industriale për hotele nga Miele Professional.