Dizajn dhe teknologji në serinë e re të pajisjeve elektroshtëpiake inkaso.


Seria Generation 7000 është gjenerata e re e elektroshtëpiakeve inkaso, e cila rinovon në shumë elementë serinë e mëparëshme Generation 6000 nga gjigandi gjerman i prodhimit të elektroshtëpiakeve Miele. Ky është lançimi më i gjërë i produkteve në historinë e kompanisë.

Përveç estetikës së mrekullueshme, efikasitetit në përdorimin e energjisë dhe rezistencës më të mirë në treg, gama e re gjithashtu prezanton funksionalitetin e lartë dhe teknologjinë e re që e bën ekselencën e kuzhinës një realitet. Gjithashtu element shumë i rëndësishëm i kësaj serie eshte edhe personalizimi i kuzhinës sipas kërkesave, hapësirave dhe nevojave të vetë klientit, edhe pse do të jetë shumë e vështirë të eleminosh nga nevojat cilëndo prej këtyre, le ti quajmë, objektesh artistike.

Koleksioni i ri i prezantuar rinovon të gjithë gamën e produkteve për pajisjet e kuzhinës inkaso – nga furrat dhe njësitë e pjanurave, deri tek furra me avull, ekspreset e kafesë dhe lavastovilja. Të gjitha këto ekskluzivisht për montim inkaso dhe të adoptueshme për stile të ndryshme arredimi, si ai klasik, minimalist , modern, industrial apo edhe stili tradicional. Me Generation 7000, Miele po prezanton gati 3000 modele në të gjithë botën. G7000 vjen në tregun shqiptar ekskluzivisht nga Elektromagjiash.p.k. distributorin e vetëm dhe ekskluziv të markës Miele në Shqipëri.

I pajisur me 4 dizajne te reja dhe i ekuipazhuar me sisteme të zgjuara “smart assitant” brenda pajisjeve, duke përfshirë një kamera brenda në furrë, si dhe një sistem për të parandaluar që ushqimet që gatuhen në to të mos thahen gjatë pjekjes, për një gatim të përsosur dhe perfekt. Disa prej këtyre sistemeve smart parashikojnë dhe kryejnë disa aksione të cilat në të kundërt duhet të kryheshin nga “kuzhinieri” i rradhës.

Duke e parë nga ana estetike, seria e re Generation 7000 propozon elementet unike të cilat e veçojnë atë absolutisht nga çdo markë tjetër në rang botëror. PureLine, VitroLine, ArtLine dhe ContourLine ofrojnë variante te ndryshme dizajni.

• PureLine ofron një stil modern dhe bashkëkohor, me dorezën e ngurtë, profilin fin prej çeliku dhe një anën e përparme prej qelqi në Xham Vullkanik të Zi.
• VitroLine nënvizon stilin e saj të rezervuar dhe integrues, me një dorezë me të njëjtën ngjyrë si pajisja. Kjo linjë është e disponueshme në Grafit Gri dhe Xham Vullkanik të Zi.
• ArtLine, me qasjen e saj minimaliste, nxjerr në pah një trajtim klasik të dyerve, gjithashtu e disponueshme në Grafit Gri dhe Xham Vullkanit të Zi.

Lançimi i gjeneratës së re përfshin të gjitha furrat dhe pjanurat me induksion nga Miele.
Këto bashkohen me të gjitha lavastoviljet, furrat me avull, njësitë e kombinimit, ekspreset e kafesë, sirtarët e ngrohjes dhe një sirtar me vakum. “Me rreth 3000 versione të modeleve të reja në mbarë botën, duke përfshirë 15 grupe produktesh dhe 10 fabrika të prodhimit Miele, kjo përbën lançimin më të madh të produktit në historinë e kompanisë sonë.

Gjenerata 7000 shkëlqen me risitë magjepsëse që e bëjnë gatimin më të thjeshtë, më të përshtatshëm dhe më të sigurt – të disponueshëm vetëm nga Miele. Mbi të gjitha, pajisjet kombinohen në mënyrë të përkryer në të gjitha stilet dhe mjediset e kuzhinës.

Seria e re Generation 7 mund të porositet nga muaji korrik në Showroomet Miele në Tiranë, Vlorë, Fier, Elbasan, Sarandë, Gjirokastër dhe në Prestige Home.