Teknologjia e markës Gjermane në shërbim të pastërtisë dhe higjenës.

Mbulesat e pastra dhe carcafët me aromë të freskët janë kartvizita e atyre që punojnë në sektorin e hoteleve dhe restoranteve. Një njollë, sado e vogël qoftë, do të dallohet menjëherë nga klientët që ulen në tavolinë apo hyjnë në dhomën e tyre. Për këtë, cdo strukturë duhet të pajiset me lavatrice dhe tharëse, në mënyrë që pastërtia dhe higjiena të jenë gjithnjë nën kontroll. Një problem që shumë e përmendin është mungesa e hapsirës, e zgjidhshme lehtësisht me kolonën larëse, duke vendosur lavatricen dhe tharësen në një hapsirë të vetme.

Gjigandët e vegjël për cdo hapsirë

Pikërisht për ata që kanë nevojë të vendosin në të njëjtin vend lavatricen dhe tharësen, Miele Professional propozon linjën Gjigandët e Vegjël. Marka Gjermane, gjithnjë sinonim i ekselencës dhe performancës së lartë, vë në dispozicion të hoteleve dhe restoranteve, paisje të ndërtuara dhe testuara për të zgjatur mbi 30’000 cikle pune dhe për të menaxhuar një volum rrobash të barabartë me 5 fishin e volumit të një lavatrice tradiconale shtëpie, duke qënë kompakte dhe të përshtatshme për kolonë larëse.

Karakteristikat e linjës

Lavatricet me dimensione të vogla të realizuara nga Miele Professional janë me ngrohje elektrike, me ciklin me të shkurtër që zgjat 49 minuta: kjo lejon, për një hotel ose restorant, që të relizojë shumë cikle të përshpejtuar. Janë të disponueshëm versionet me valvol shkarkimi dhe ato me pompë shkarkimi. Disa nga Gjigandët e Vegjël kanë gjithashtu dozimin automatik të detergjentit për komfort në përdorim dhe kursim ekonomik të prekshëm. Paisjet janë të testuara për përdorim intensiv dhe realizojnë një pastrim të saktë falë edhe prezencës së programeve speciale për lloje të ndryshme rrobash.
Tharëset me pompë nxehtësie ju japin një kursim deri në 60% të energjisë, duke sjellë një avantazh të dukshëm për bizneset që i përdorin cdo ditë. Eksperienca e grupit Miele Professional ka dhënë mundësinë për të krijuar paisje të cilat nuk i rrudhosin shume copat voluminoze, si psh peshqirët apo mbulesat e gjata. Përkundrazi, ato dalin nga tharësja të lëmuara dhe të thara në mënyrë uniforme. Të gjitha këto janë të mundura në një hapsirë vërtetë të limituar: me kolonat larëse është e mundur që të vendosni dy paisje të fuqishme në më pak se 1 metër katror sipërfaqe.

Teknologji avantgardë

Ashtu sic e përmendëm, performanca e lavatriceve dhe tharëseve matet edhe me shtimin e numrit të cikleve, pa humbur cilësi në pastërti. Kazani në formën e hojeve të bletës dhe me pjesë fundore me vrima, te lavatricet mundëson larje të shkurtra me rezultate ekselente dhe lejon edhe largimin e ujit shumë më shpejt. Ajo që i bën këto paisje një zgjedhje perfekte janë edhe komandat e lehta të cilat në mënyrë intuitive lejojnë akses në një varietet programesh, mes të tjerave edhe opsionet speciale të dizinfektimit. Gjithashtu falë ekranit Lcd, është e mundur të ruhet kontroll i plotë i proceseve nga nisja e programit e deri ne kohen e mbetur.
Eficenca e Gjigantëve të Vegjël e markës Gjermane është pra një garanci për të gjithë bizneset që nuk disponojnë hapësira të medha, por që duan ti ofrojnë klientëve higjenë dhe pastërti ekselente në kohë të shkurtër.

Na kontaktoni për të marrë informacione të tjera mbi lavatricet dhe tharëset Miele Professional!