Zgjidhni lavatrice profesionale në mënyrë që të plotësoni pritshmëritë e klientëve tuaj

Teknologjia më e mirë e markës Gjermane në shërbim të pastërtisë dhe higjienës

Pastërtia dhe higjiena janë thelbësore në sektorin e hoteleve dhe restoranteve. Sigurisht që cdo strukturë di se si të optimizojë në maksimum këto karakteristika nëpermjet paisjeve përkatëse: por si mund të bëjmë që eficenca të shoqërohet edhe me shpejtësinë dhe cilësinë? Përgjigjia është e thjeshtë: mjafton të instaloni lavatrice për hotel të afta që të arrijnë rezultate perfekte nga cdo këndvështrim.

Lavatricet profesionale më të përshtatshme?

Lavatricet profesionale që janë në gjendje të përmbushin të gjitha kërkesat e strukturave pritëse janë ato të markës Miele Professional. Marka Gjermane, gjithnjë sinonim i ekselencës dhe performancës së lartë, vë në dispozicion të hoteleve dhe restoranteve linjën e lavatriceve PWM 506 Mopstar dhe PWM 508 Mopstar, të cilat falë karakteristikave teknike, sigurojnë performancë maksimale. Në fakt në punën e përditshme paisjet Mopstar nga Miele Professional, dallojnë për kapacitetin, ciklet e shkurtra dhe një teknikë larje e programuar në mënyrë optimale për pastrimin e shtupave të pastrimit.


PWM 506 Mopstart merr ngarkesë deri në 6 kg dhe është e testuar për përdorim intensiv.

Mopstar PWM506 dhe PWM 508

Për më shumë detaje, lavatricja profesionale PWM 506 Mopstar, ka ngrohje elektrike dhe kapaciteti i ngarkesës eshte 6 kg. Është paisje e testuar për përdorim intensiv dhe siguron një pastërti në thellësi falë prezencës së programeve speciale për shtupat e pastrimit. PWM 506 Mopstar siguron gjithashtu largimin efikas të papastërtive nëpermjet një shkarkimi paraprak të patentuar. Programe speciale dizinfektimi përbëjnë bazën për higjienë të besueshme dhe kështu edhe pastrimi intensiv bëhet me një konsum të reduktuar të ujit falë variacioneve të shpejtësisë së optimizuar.

Edhe lavatricja PWM 508 Mopstar ka ngrohje elektrike dhe kapaciteti i ngarkesës është 8 kg. Ashtu si edhe PWM 506 edhe ky model ka performancë të lartë dhe garanton higjienë perfekte. Modeli gjithashtu siguron cikle të shkurtra pune të programeve për një frekuencë të lartë përdorimi. Gjithashut është ekonomike dhe eficente: lavatricja Mopstar e Miele Professional shkëlqen vecanërisht falë vlerave të reduktuara te konsumit.


Komandat Profiline për shtupat e pastrimit janë të thjeshta dhe intuitive

Komandat Profiline për shtupat e pastrimit

Ajo që i bën të quhen lavatrice perfekte për hotel (dhe jo vetëm) janë edhe komandat Profiline për shtupat e pastrimit. Këto komanda lejojnë akses në mënyrë të lehtë dhe intuitive të një varieteti të madh programesh, mes të cilëve edhe opsionet speciale të dizinfektimit. Gjithashtu falë ekranit Lcd, është e mundur të mbahet kontroll i plotë i proceseve, nga momenti fillestar i programit deri në kohën e mbetur.

Eficenca e lavatriceve Mopstar e markes Gjermane është pra, një garanci për të gjitha strukturat pritëse që duan tiu ofrojnë klientëve higjienë dhe pastërti ekselente në kohë të shkurtër.

Kontaktoni me ne për të marrë më shumë informacion mbi lavatricet për hotel Miele Professional!