Siguri për ambientin dhe gjeneratat e ardhshme.

Ruajtja e ambientit është një tematikë aktuale, që arrin të përfshijë jo vetëm individë të vecantë por një kolektiv të tërë duke përfshirë edhe kompanitë. Të veprosh në mënyrë të qëndrueshme është rruga e vetme për ti garantuar gjeneratave të ardhshme një ekosistem të shëndetshëm për jetesën. Miele Professional ka realizuar pikërisht këtë princip, duke u sforcuar që të realizojë produkte dhe lavatrice të qëndrueshme.

Rezultatet e arritura në vitet e fundit

Një nga shembujt që mund të realizohet perfshin konsumin e burimeve hidrike. Deri para 20 vjetësh, në fakt, paisjet elektroshtëpiake arrinin një konsum prej 340 litra ujë dhe 3kWh energji për të pastruar 10 kg rroba. Ndryshe është situata sot: paisjet industriale të projektuara nga Miele Professional, lejojnë deri në 66% më pak konsum hidrik dhe deri në 80% më pak konsum energjie.

2-1-768x432

Lavatricet Miele Professional në vitet e fundit kanë arritur një kursim energjik deri në 80%

Këto rezultate u arritën falë përdorimit të sistemeve teknologjikë avantgarde, të projektuar posaçërisht për ti dhënë jetë lavatriceve të qëndrueshme në nivel ekonomik, ekologjik dhe social.

Konsum i ulët falë teknologjisë

3-1

Falë një sistemi peshues lavatricet e qëndrueshme arrijnë të rregjistrojnë peshën efektive ne kazan.
Sistemet e larjes që përdoren në produktet Miele Professional garantojnë një kursim të dukshëm energjik dhe hidrik. Lavatricet e qëndrueshme bindin për konsumin e ulët por pa lënë pas dore eficencën. Që në fillim të prodhimit ndiqet një “rregull” preciz: të marrim rezultate optimale duke përdorur materiale të ricikuleshëm.
Edhe sasia e ujit, energjisë dhe detergjentit që përdoret përcaktohet me kudjes. Këta elementë rregullohen automatikisht në bazë të peshës së kazanit: në pjesën fundore të paisjeve profesionale vendoset një sistem peshimi i cili verifikon në mënyrë efektive peshën e rrobave për tu larë. Produktet Miele Professional mund të arrijnë kapacitete të mëdha – deri në 32kg – gjë që ju mundëson larjen e shumë rrobave në një herë të vetme. Kësaj i shtohet edhe përdorimi i sistemeve alternative të ngrohjes si psh ai me avull, gaz apo uje të nxehtë, që zvoglojnë konsumin energjik.
Falë këtyre sistemeve lavatricet Miele Professional janë mike të ambientit dhe një garanci për të ardhmen e gjeneratave te reja dhe ekosistemin.